Edhe nesër mot stabil, nga e marta reshje shiu

Edhe nesër moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave ditore, ndërsa nga e marta do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara edhe me bubullima, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nga e mërkura do të fryjë edhe erë e matur nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë sërish me ulje të temperaturave. Në male reshjet do të jenë me borë.

Sot moti është me diell dhe me vranësira mesatare lokale, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 15 deri 21 gradë. Mot i ngjashëm edhe në Shkup, ku pritet temperature deri 19 gradë.