Edhe në 2023-tën rritje e çmimeve të energjencave dhe ushqimit

Inflacioni për vitin 2022 llogaritet në 14,3%, kurse projeksionet për vitin e ardhshëm janë se do të jetë nga 8 deri në 9%. Por, a do të realizohen këto parashikime, varet nga çmimi i rrymës në tregun e rregulluar, gjendja në tregjet ndërkombëtare, si dhe nga çmimet e produkteve bazë. 

Pas rritjes së BPV-së për 4% vitin e kaluar, sivjet pritet ngadalësim i rritjes për 2,3%. Në 2023-tën pritet të ketë shtrenjtim të energjencave, metaleve dhe ushqimit. Por, për naftën pritet ulje më e madhe në suaza botërore, thotë guvernatorja Anita Bezhovska. Ka shumë faktorë që ndikojnë që të kemi inflacion dyfish më të lartë në krahasim me disa vende të BE-së, shton ajo.

“Varësia jonë nga importi dhe shkalla e hapjes sonë tregtare është më e madhe. Te ne, hapja tregtare është 140% nga BPV-ja, në BE është 70%. Sa është hapja më e madhe kjo do të thotë se ka më pak resurse vendore që mund t’i kompensojnë goditjet e jashtme”, tha Anita Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore.

Si faktor të dytë Bezhovska e përmend varësinë energjetike dhe shportën e konsumatorëve, për shkak se te ne për ushqim dhe energji shkojnë 50% nga buxheti familjar, ndërsa në BE rreth 30%.

“Bëhen projeksione në rritje tek inflacioni global sidomos tek ekonomitë që janë më pak të zhvilluara  ku vlerësohet mesatarisht se është në 10%, ndërsa te pjesa dominuese, inflacion dyshifror që pritet të ngadalësohet për 8% në vitin e ardhshëm”, deklaroi Anita Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore.

Rritja e ekonomisë do të ngadalësohet në vendet e Ballkanit perëndimor, thuhet në projeksionin e FMN-së. Në ekonominë globale pritet recesion i butë. Këtë vit është vërejtur rritja shumë e lartë e çmimeve të produkteve bazë. Indeksi i ushqimit në mars të këtij viti arriti 60% , që do të thotë se është më i lartë krahasuar me periudhën para pandemisë. Energjencat e arritën maksimumin e tyre në gusht kur çmimi i energjisë elektrike arriti nivel më të lartë për 650%, gazi për 250% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.