Edhe Mozzik ka gati albumin

Mozzik edhe më parë me anë të disa intervistave të bëra kishte njoftuar publikun se është drejt përfundimit të albumit të ri.

Reperi i cili gjendet në Gjermani, mendohet se ka përfunduar edhe pikat e fundit të këtij projekti, në një postim të bërë në Instagram ai shkroi: Album 100 %.

Pas publikimit të këngës ‘Lass Mal’, Mozzik kishte thënë që ka në plan një bashkëpunim me Kidën dhe pastaj publikimin e albumit, e gjithë kjo pritet të ndodhë brenda muajit që vjen.