Edhe Këshilli i Federatës i miratoi ndryshimet në Kushtetutën ruse

Edhe Këshilli i Federatës Ruse (Dhoma e Lartë e Parlamentit) gjatë seancës së sotme plenare e miratoi ligjin presidencial për ndryshim të Kushtetutës. Paraprakisht sot edhe Duma Shtetërore (Dhona e Ulët e Parlamentit) e m miratoi ligjin në leximin e tretë të fundit. Për ndryshimet votuan gjithsej 160 senatorë, ka shkruar gazeta “Rosiskaja gezeta”.

Para seancës të gjitha komisionet kanë pasur një orë për ta shqyrtuar ligjin, që kaloi në Dhomën e Ulët në orët e sotme të pasdites. Të gjitha komisionet rekomanduan miratim të aktit.

Në debat ka marrë pjesë edhe kryeprokurori i Feederatës Ruse, Igor Krasnov, komisari për të drejtat e njeriut, Tatjana Moskalkkova, dhe njeriu i parë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Valeri Fadeev.

“Jam e sigurt se edhe këta si unë e kuptoni rëndësinë e gjithë kësaj në kontekst historik”, tha para votimit të kryetarit të Këshillit të Federatës, Valentina Matvienko.

Votimi është zhvilluar në dy faza – e para për ndryshimet në vetë Kushtetutën, ndërsa pastaj edhe për ligjin në tërësi. Për të dyja çështjet janë marrë rezultate identike – të dyja fazat janë miratuar.

Përveç kësaj ligji parasheh që ndryshimet në Kushtetutën e Federatës Ruse të konsiderohen të miratuara vetëm nëse miratohen edhe në referendumin e ardhshëm në vend, që është caktuar për më 22 prill.

Me ligjin presidentit rus Vladimir Putin i mundësohet të mbetet në pushtet edhe 12 vjet pas përfundimit të mandatit të tij aktual,. në vitin 2024.

Kritikët e Krimesë e dënuan këtë hap të pushtetit si manipulim cinik dhe bënë thirrje në protesta.

Reforma kushtetuese, e miratuar sot edhe nga Duma edhe nga Këshilli i Federatës do t’i mundësojë Putinit edhe dy herë të kandidohet për president pas vitit 2024. Para referendumit reforma do të shqyrtohet edhe në Gjykatën Kushtetute të Rusisë