Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Ali Ahmeti do ta festoj ditëlindjen e partisë që drejton më 5 qershor. Ai ka ftuar mbështetësit dhe simpatizantët e tij në një koktej rasti.

Por nuk është vetëm kjo, një festë paralele do t’a organizoj edhe fraksioni i BDI-së, i njohur si “Grupi i Zjarrit”.

“Të nderuar anëtarë, simpatizantë, mbështetës të BDI-së për 21 vite me rradhë,
Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim ju fton që me 5 qershor (е hënë) në ora 14:00, së bashku të shënojmë datën e themelimit të BDI-së.

Manifestimi do të mbahet pranë pallatit të Kulturës në Tetovë”, thuhet në njoftimin e këtij Grupi.(INA)