Edhe djali i Soros “luan” futboll në zyrën e Grubit

Djali i filantropit George Soros, Alexander Soros sot ka vizituar zv/kryeministrin e parë, Artan Grubi, përcjell TV21. Grubi ka bërë të ditur se me Soros kanë biseduar për të ardhmen europiane të vendit.

“Bashkëbisedim miqësor mbi situatën aktuale politike, perspektivën europiane të vendit dhe mbarë rajonit me filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, z. Alexander Soros”, ka shkruar Grubi.

Nga fotografitë e shpërndara shihet se Soros gjatë takimit ka gjuajtur me top në rrjetën që gjendjet në zyrën e Grubit, e që së fundmi ishte temë e përfolur në opinion, pasi ministrat e BDI-së shpërndanë fotografi deri sa po bënin rekreacion në zyrën e Grubit.