Edhe bullgarët pjesë e preambulës në kushtetutën e ‘Severnës’!

Shkruan: Medai Shaholli

Nga draft propozimi francez për ‘dërzhavën Severna’ bën pjesë edhe kërkesa bullgare për ta miratuar në preambulën e kushtetutë që edhe bullgarët të përfshihen si pjesë e pakicave të tjera kombëtare siç janë shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët etj., me çka bullgarët nga hiçi do të barazohen me pakicat e tjera pa meritë.

Që të jemi të qartë rreth përmbajtjes së preambulës shqiptarët kategorizohen në një grup me pakicat e tjera ndërsa ‘maqedonasit’ përbëjnë kombin e vetëm të shtetit të quajtur ‘Severna’.

Ja se çfarë thuhet në preambulën e kushtetutës së ‘drzhavës Severna’:
“Qytetarët е Republikës së Maqedonisë, populli maqedon, pjesa e popullit shqiptar, pjesa e popullit turk, e popullit vlleh, popullit serb… duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre si dhe pjesëtarët e komuniteteve të cilët jetojnë brenda kufijve të saj e që janë pjesë e popullit…”

Ky është formulimi në preambulë ku kombi superior janë ‘maqedonasit’ ndërsa të tjerët janë pakica që jetojnë ‘si pjesë e populllit të tyre’!
Kjo është supremacia e kombit dhe e shtetit që ruan privilegjet e mbajtjes dhe ruajtjes së shtetit dhe pushtetit të rezervuar vetëm për ‘maqedonët’ si komb superior në ‘drzhavën Severna’.

Shteti bullgar përmes diplomacisë së saj i bëri presion Brukselit dhe Shkupit me të drejtën e vendosjes së vetos ndaj hapjes së negociatave si kusht që ata të pranonin bullgarët në kushtetutën e ‘Severnës’ dhe kjo si duket u pranua në draft propozimin francez.
Mirëpo në lidhje me barazinë e shqiptarëve nuk flet shteti shqiptar, ata janë dakorduar që shqiptarët e tej kufirit le të mbeten pakica kombëtare dhe gjuha shqipe si gjuhë e pakuptueshme nomade .
Partitë shqiptare papërjashtim kanë pranuar përdhosjen e gjuhës shqipe që gjuha jonë të mos quhet me emrin e saj por si gjuhë shifrash. Këtë realitet mundohen ta fshehin partitë politike shqiptare të vetëdijshme se nuk e kanë miratimin e bllokut sllavo-maqedon për ta ndryshuar atë amandament të turpit dhe të mosnjohjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar ata thonë se shpresojmë të ndryshohet ky nen por pa ndërmarrë asgjë konkretisht si nismë serioze.

Shqiptarët nuk mund të presin nga këto parti politike ta zhbëjnë atë nofkë të turpit të 20% pasi e kanë miratuar vetë në ndryshimet e fundit kushtetuese para tre vitesh, ku me pretekstin e integrimeve europiane pranuan mallkimin e gjuhës shqipe me nofkën e turpshme që nuk e njeh shqipen me emrin e saj por i referohet si gjuhë e 20%!

Pas gjithë kësaj batërdie me gjuhën shqipe dhe statusin inferior të shqiptarëve në këto tri dekada del Bugar Osmani, si shef i diplomacisë ‘makedone’ merr guximin të polemizoj me bullgarët për ‘makedonishten e tij’ që të njihet si gjuhë e shtetit, ndërsa për gjuhën shqipe që drzhava e tij e ka lënë në fund të pusit nuk bëzan pasi ‘ashtu i do mushka drutë’!

Ja pra si janë katandisur politikanët shqiptarë të ‘Severnës’ të cilët po mbrojnë interesat e ‘drzhavës duke luftuar dhëmb për dhëmb e fyt për fyti me bullgarët’ ndërsa për identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe kanë pranuar nënshtrimin dhe përdhosjen si forma të shtypjes së kombëtare nën regjimet totalitare.
Kur duhen mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve partiçkat tona bëhen njësh me pushteti.
Ato kanë pranuar rolin e serviles dhe të ‘prostitutës politike’ tashmë për tri dekada nën shkërdhatokracinë sllavo-maqedone që i ulin të mbathurat sa herë u kërkohet despotëve të Shkupit.