Edhe Beyonce tregon se vuan nga sëmundja e lëkurës psoriasis

Beyonce ka folur për betejën e saj me psoriasis përpara prezantimit të linjës së saj të re të bukurisë.

Artistja e “Renaissance” po zgjeron biznesin e saj dhe po hyn në industrinë e kujdesit të flokëve me koleksionin e saj të ri të produkteve të titulluar ‘Cecred’.

E vendosur të lansohet të martën më 20 shkurt, ‘Cecred’ është frymëzuar nga nëna e saj, Tina Knoëles-Laëson, dhe do të ofrojë një sërë artikujsh nga vajrat, shampo, vitamina dhe furça.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CÉCRED (@cecred)

 

Dëshira e Beyonce për të kaluar në sektorin e bukurisë, duke i ofruar audiencës së saj të përkushtuar mallra që kombinojnë shkencën e flokëve dhe traditat e vjetra, buron nga udhëtimi i saj personal për shëndetin.

Në bisedë me Essence, interpretuesja detajoi se si përvojat e saj e çuan atë në zhvillimin e kompanisë dhe produkteve të saj të mëvonshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

 

Së pari, emri ‘Cecred’ bashkon pjesën e fundit të emrit të saj, “Ce”, me fjalën “e shenjtë”.

Por më shumë se kaq, Beyonce pranoi se emri i kompanisë kishte të bënte edhe me trajtimet e saj të kaluara të psoriasis.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

 

Psoriaza është një sëmundje autoimune që bën që njolla të lëkurës të bëhen “me luspa dhe të përflakur”, sipas një raportimi të Institutit Kombëtar të Artritit dhe Sëmundjeve Muskulo-Skeletore dhe të Lëkurës.

Këtë sëmundje më parë e ka rrëfyer edhe Kim Kardashian, ku ka ndarë disa pamje të frikshme me ndjekësit, për të treguar se sa vuan nga kjo.