Edhe Arbana Xharra e quante Albin Kurtin “xhonturk” e “erdoganist”, por nuk mundi ta pengojë fitoren e tij!

Metodat me të cilat po e sulmon BDI-ja koalicionin e fitores të shqiptarëve të Maqedonisë (Alternativa-Aleanca për Shqiptarët), janë plotësisht të ngjashme me metodat që i përdorte PDK-ja e Kadri Veselit për ta sulmuar Albin Kurtin.
Të ngjashme janë edhe në përmbajtje, por edhe në tinzinë që e kanë në vete. E frikuar deri në palcë nga humbja që e pret, BDI nuk po guxon në mënyrë burrnore të dalë në “mejdan” e të përballet direkt me koalicionin “Alternativa-Aleanca”, por po përdor si masha të veta disa parti të vogla dhe margjinale, që janë në zhdukje. Edhe pse metodat e tyre janë mjaft të fëlliqta, megjithatë janë të lexuara dhe të demaskuara nga opinioni. Janë metoda që i përdorte PDK-ja në Kosovë, duke sulmuar Vetëvendosjen përmes grupacionit të Visar Ymerit e Dardan Mulliqit, që më në fund mbetën pa asnjë deputet, për dallim prej VV-së e cila doli fituese absolute.
Fatin e grupacionit të Visar Ymerit e Dardan Molliqit do ta kenë edhe subjektet që kanë vendosur t’i shërbejnë BDI-së në zgjedhjet e 12 prillit, kurse ndryshimi do të vijë përmes fitores shqiptare me Aleancën dhe Alternativën.

Reprizë të situatës në Kosovë kemi edhe sa i përket gazetarëve dhe analistëve, që kanë vendosur ta përkrahin BDI-në. Po përdorin të njëjtat metoda për të sulmuar Alternativën dhe Aleancën, të cilat i përdornin gazetarët dhe analistët e PDK-së për të sulmuar Vetëvendojen dhe Albin Kurtin. Nëse ju kujtohet edhe Arbana Xharra e quante Albin Kurtin “xhonturk” e “erdoganist”, por votuesi kosovar nuk u besoi këtyre shpifjeve të saj. As votuesit shqiptar nuk do të ju besojë gazetarëve e analistëve që kanë pranuar të bëhen “prezervativë” për një përdorim në këto zgjedhje, duke përsëritur si papagaj frazat e Xharrës për “xhonturq” e “erdoganistë”. Këto qëndrime të tyre po pranohen me sportivitet dhe me humor, njëjtë sikur përrallat e Menduh Thaçit me unaza.

Herë me heshtje, herë në mënyrë direkte, ata kanë përkrahur ndëshkuese të policisë maqedonase në Sopot, Brodec, rastin ku u vra Harun Aliu me shokë, rastin në Lagjen e Trimave, e rastin “Monstra”, kurse tani derdhin lotë krokodili duke qarë “kockat” e Harun Aliut (nuk përdorin së paku fjalën eshtra, por fjalën nënçmuese “kocka” për kufomat e dëshmorëve).

Nëse në BDI ka mbetur një njeri i mençur, duhet t’ua ndalë grazhdin këtyre gazetarëve dhe analistëve, sepse jo që nuk do ta shpëtojnë Ali Ahmetin nga humbja e sigurt, por do t’i shkaktojnë debakël. Vetëm taksirat i parave që do të ja harxhojnë! (Mesud Bajrami)