Edhe 30 ditë paraburgim për Kamçevin

Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për zgjatjen e paraburgimit të Orce Kamçevit, i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno”, transmeton TV21.

Ky vendim i Gjykatës Penale erdhi pasi që sot Prokuroria Publike për Ndjkje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë për rastin në fjalë. Përveç të të dyshuarit Orce Kamçev, Gjykata urdhëroi masë paraburgimi edhe për të dyshuarin e parë Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapestë të Hungarisë.

Aktakuza nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin “Parcelat në Vodno” u ngrit kundër 6 personave të cilët dyshohen për veprën penale “Pastrim parash”./TV21