Edhe 22 persona të tjerë të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas qyteteve: Shkup-15, Dibër -4, Kumanovë-2 dhe Ohër-1.

Më këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 sot deri në ora 12:00 ka arritur në 136, prej të cilëve një është shëruar ndërsa 2 kanë ndërruar jetë.