Edhe 1 milionë euro për spitalin e Kërçovës. A do të ndërtohet njëherë e përgjithmonë ky objekt!?

Qeveria ende po ndanë mjete për ndërtimin e spitalit të Kërçovës i cili ka nisur të ndërtohet në vitin 1985 dhe ende nuk ka përfunduar.
Në buxhetin e vitit 2023 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për këtë projekt janë ndarë 60 milionë denarë.

Sipas zëvendëskryeministrit Artan Grubi, zvarritja e këtij objekti po ndodhë për shkak gabimeve që janë bërë në projektim.

Grubi: “Në lidhje me këtë çështje tash me ndryshimin e rrethanave e them shumë haptas me situacionet e reja përveç kostos prej 6 milionë, imagjinoni mbikëqyrësi dhe realizuesi kërkojnë 3 milionë euro shtesë për ta përfunduar spitalin në Kërçovë”.

Gаzetari: Çka i bie kjo, që dikush ka vjedh apo çka? Kuptoni 9 milionë?!

Grubi: “Realizuesi punimeve ka mjete në buxhetin e tij për të vijuar me punë dhe thotë sipas realizuesit ka gabime në projektim, veçanërisht në sistemin e ajrosjes”

Përveç qytetarëve të cilët tashmë kanë humbur shpresat edhe vet kryetari i kësaj Komunë Fatmir Dehari shprehu revoltën e tij për zvarritjen e punimeve të këtij spitali.

“Ja këtu nga kjo studio ju them unë në mandatin tim nuk do të pres më një ministër tjetër për tu fotografuar aty. Unë do të pres vetëm ministër që do të pres shiritin e lëshimit në përdorim të atij objekti”, tha Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.

Për këtë objekt disa herë janë ndarë mjete, megjithatë po bëhen gati 3 dekada e punimet assesi të përfundojnë.