Ed Sheeran ka bërë histori teksa vazhdon të tërheqë qindra mijëra fansa gjatë “Mathematics Tour”.
Artisti fitues i “Grammy” bëri dy shfaqje në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey, më 10 dhe 11 qershor, me 173,390 njerëz në këtë vend.
Falë këtij numri masiv fansash, paratë e krijuara nga shitja e biletave vlerësohen të jenë mbi 16 milionë euro.
“Kam bërë shfaqjen time më të madhe ndonjëherë në ShBA sot dhe theva rekordin e biletave në MetLife”, shkroi Sheeran, 32 vjeç, në Instagram.
Në postimin e tij, këngëtari i “Perfect” theksoi më tej: “Unë me të vërtetë nuk e marr këtë si të mirëqenë, babai im më tha nëse mund t’ia dalësh në New York mund ta bësh kudo”.




