Ed Sheeran fiton 34 milionë euro në vit

Superylli i muzikës Ed Sheeran e pagoi veten afër 10 milionë euro vitin e kaluar, pasi fitoi mbi 39 milionë euro.

Sensacioni i muzikës pop vlen mbi 280 milionë euro dhe bën që të mos ketë nevojë për punësimin e ekipeve të kontabilistëve për të kërkuar mënyra të ndërlikuara për të ulur barrën tatimore.

Shifra të reja për perandorinë e tij muzikore kanë zbuluar shumat marramendëse që Ed i dorëzon zyrës së taksave.

Ai pagoi rreth 5 milionë e gjysmë euro në tatimin e korporatës në vitin 2021 dhe rreth 5 milionë euro në 2020.

Por, ai fitoi mbi 39 milionë euro vitin e kaluar pasi u fut sërish në top lista.

Qarkullimi i Ed Sheeran u rrit me 35 milionë euro që i grumbulloi gjatë vitit 2020.

Por shifrat nga llogaritë e publikuara rishtazi, tregojnë se firma ka asete dhe para mbi 44 milionë euro, raporton The Sun.

Ed Sheeran, tregon edhe anën bujare të tij, ai i dhuron para familjes, miqve si dhe i dorëzon ato për bamirësi.

“Shumë nga paratë e mia shkojnë për bamirësi ose në spitalet e fëmijëve pranë vendit ku jetoj. Kam mjaftueshëm për të qenë rehat dhe pjesa tjetër shkon për të ndihmuar njerëzit”, kishte thënë ai.