Një pjesë e raportit të gazetës së njohur londineze, “Ekonomist” për gjendjen në Maqedoninë e Veriut.
“Zgjedhjet kanë parregullsi fundamentale që shpeshherë shkojnë në drejtim të asaj që të mos jenë të lira dhe korrekte. Presioni i Qeverisë ndaj partive politike dhe kandidatëve të opozitës ndodh shpesh.
Sistemet hibride kanë dobësi më serioze se sistemet me demokraci të brishtë, si për shembull, kultura politike, funksionimi i qeverisë, dhe participimi politik.
Korrupsioni është në nivel të lartë, kurse shteti ligjor është i dobët. Zakonisht ka presion dhe sulme ndaj gazetarëve, kurse gjyqësori nuk është i pavarur.
Për vjedhjen e votave dhe shkelje të vullnetit politik, veçanërisht të shumicës shqiptare, me kohë reagoi opozita shqiptare, e përbërë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ata i vlerësuan zgjedhjet të vjedhura, kurse vullnetin e shqiptarëve të kontrabanduar nga ana e partisë në pushtet, BDI”.
Maqedoni Economist: Opozita në Maqedoni me kohë alarmoi për vjedhjen e votave shqiptare





