E vranë teksa po largohej nga Ukraina, Elisei është një nga 200 fëmijët që pushtimi rus u mori jetën

13-vjeçari, Elisei Ryabukon është njëri nga 200 viktimat që u vranë si pasojë e pushtimit rus.

Pak më shumë se një muaj pasi ai u vra nga ushtarët rusë, familja e tij, miqtë, fqinjët dhe shokët e klasës u mblodhën në një kishë në qytetin e Brovary në lindje të Kievit, për t’i dhënë lamtumirën fëmijës.

Inna, Elisei dhe djali i saj më i vogël ishin ngecur në Peremoha kur filluan luftimet.

“Më 11 Mars, rusët na dhanë lejen për t’u larguar. Ata madje na uruan fat. Më pas, kur po kalonim një fushë, ata filluan të na qëllonin nga çdo drejtim,” tha e ëma e 13-vjeçarit të ndjerë.

Në kolonën e automjeteve që evakuoheshin ishin pesë makina. Elisei ishte në makinën e dytë, në të cilën askush nuk mbijetoi.

“Unë u zvarrita nëpër fushë dhe shpëtova djalin tim trevjeçar duke e tërhequr zvarrë për kapuçin e xhaketës së tij. Fakti që secili prej nesh ia doli të gjallë ishte thjesht fat”, tha ajo.

Ajo thotë se fëmija i saj më i vogël është arsyeja e vetme që ajo mund të vazhdojë jetën. Inna ka paraqitur një ankesë në polici dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Eliseit.

“Dua që bota të dijë për krimet e Rusisë. Unë dua që çdo viktimë të numërohet. Unë dua që Rusia të mbajë përgjegjësi për njerëzit, fëmijët dhe gratë, ata kanë vrarë në tokën tonë,” tha ajo./tvklan.al