E veshur në të zeza, Dafina vjen me stil unik si çdoherë

Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell vazhdimisht fotografi të reja.

Në imazhin e fundit, këngëtarja shfaqet e veshur në të zeza, teksa flokët i kishte lidhur dhe kostumin e kombinoi me një palë syze të mëdha.

Dafina po mbante në duar një çantë të verdhë të brendit “Prada”, kurse mori komente të shumta nga ndjekësit.

Artistja njihet për ndryshimet e mëdha që bën në pamje vazhdimisht, atë para pak ditësh e kemi parë me flokë ngjyrë të kaltër.

Fansat e këngëtares presin të dëgjojnë projekte të reja nga ajo, teksa kënga e fundit e saj mbetet “Million dollar”.