Dhurata Dora bëhet bashkë me Soolking, a do i shohim në një tjetër duet?

Dhurata Dora është autore e shumë hiteve, mes të cilave ka edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur.

Kur jemi tek duetet, vlen të theksohet projekti “Zemër” në duet me Soolking, i cili është pritur shumë mirë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Në imazhet e fundit, Dhurata shihet krah Soolking, gjatë vizitës që po i bën Parisit.

Fansat e dyshes aludojnë në një tjetër bashkëpunim mes tyre, por një gjë të tillë mund ta konfirmojë vetëm Dhurata apo Soolking.

Kujtojmë se “Fajet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora, të cilin e solli në bashkëpunim me Azetin.