E trishtë: Gjendet në lumë trupi i copëtuar i futbollistit brazilian, ishte zhdukur 10 ditë më parë

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Brazili, ku raportohet se ndodhi një krim i rëndë. Gjegjësisht, futbollisti i ri Hugo Skulny, i cili u zhduk më 25 qershor pas një feste, u gjet i vdekur në lumin Igëetemi.

Përkatësisht, atë ditë ai shkoi në një festë në Pindoti Poranj aty pranë në Paraguaj, pas së cilës i humbën të gjitha gjurmët, transmeton lajmi.net.

Ai u pa për herë të fundit me miqtë që e lanë në shtëpinë e të dashurës së tij pranë qytetit brazilian të Sete Quedas.

Sipas kreut të policisë së këtij qarku, trupi i prerë i Skulnyt është gjetur, por koka jo.

Më tej thuhet se futbollisti është identifikuar falë një tatuazhi që i ka kushtuar babait të tij i cili u nda nga jeta dy vite më parë.

Policia thotë gjithashtu se të paktën një i dyshuar është arrestuar, por emri i tij nuk bëhet i ditur.