E tmerrshme: Fëmija 14-muajsh helmohet nga mjetet për pastrim

Një fëmijë katërmbëdhjetë muajsh nga Kumanova është helmuar nga mjetet për pastrim, në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.
Rasti në Policinë e Kumanovës është denoncuar nga ana e mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, ku fëmija u soll për ndihmë mjekësore.
“Në orën 20:14, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës u njoftua se një fëmijë 14 muajsh nga Kumanova i cili ishte shtruar për mjekim, ishte helmuar nga mjetet e pastrimit. Pas kësaj menjëherë është realizuar një intervistë me nënën e fëmijës, ndërkohë është realizuar edhe një inspektim nga ekipi i Shërbimit të Veterinëve të Kumanovës. Po merren të gjitha masat për të ndriçuar rastin”, kanë bërë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.