Lojtari argjentinas, Angel Di Maria nuk do ta mbyll karrierën e tij te skuadra e Paris Saint Germain.
Përveç zërave që e lidhin me një largim të mundshëm gjatë verës, së fundmi për të ardhmen e Di Maria ka folur edhe babai i tij, Miguel.
Miguel Di Maria ka bërë të ditur se i biri i tij do të kthehet te Rosario, para se t’i jap fund karrierës së tij, përcjell lajmi.net.
Argjentinasi akoma nuk ka marrë një propozim për vazhdim kontrate nga PSG, dhe një gjë e tillë vështirë se do të ndodh.
Marrëveshja aktuale e Di Maria me PSG skadon në fund të qershorit. Lojtari lidhet me Benfican, por duket se ai do ta bëjë hapin e fundit në Rosario Central.



