E sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet gostivarasi 52-vjeç

Më 15.02.2026 në ora 21:50 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.K.(52) nga ai fshat, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.