E shohim ngado nëpër botë, zbulohet arsyeja e vërtetë e udhëtimeve të Luana Vjollcës

Luana Vjollca padiskutim është një nga moderatoret më In të momentit, prej vitesh tashmë, por jo vetëm në ekran.

Të gjithë e dimë se ajo është moderatorja më e ndjekur shqiptare në rrjetin social Instagram, me mbi 2.1 milion ndjekës që e bëjnë të jetë në vendin e parë si personazhi me më shumë influencë.

Nëse shumë prej nesh kemi menduar se i bën thjesht për qejfin e saj, gabohemi pasi këto udhetime të shpeshta kanë një arsye tjetër që është puna!

Hmmm ç’po kurdis këtë herë Luana? Bashkëpunime internacionale, biznes i ri apo një patentë tjetër ndërkombëtare televizive, siç ishte projekti i saj më i fundit “Love Island Albania”, një sukses tjetër nën vulën e Luana Vjollcës?!

Më mirë të presim edhe pak të na e thotë vetë moderatorja, siç u shpreh dhe në fund të videos së fundit në Instagram:

“Nesër kemi udhëtime… pune🤫! Mezi pres t’i ndaj me ju, por nuk është koha tani! Ju dua!”, përfundoi autorja e njohur.