Pacienti zero i infektuar COVID-19 në Itali, Matia Maestri, 38-vjeç, ka folur në lidhje me betejën kundër koronavirusit gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane “Republica”.
“Këto dy muaj kanë qenë shumë më të rëndë sesa që i kam paramenduar. Isha në prag të vdekjes kur u sëmura. Mendoj se jam zgjuar nga vdekja”, ka deklaruar Matia.
Maestri kishte temperaturë të madhe në ditën e 17 shkurtit, siç rrëfen Republlica, duke u detyruar të shkojë me autoambulancë për në spital. Mjekët konstatuan se pacienti kishte pësuar ndezje të mushkërive, të cilit iu përshkrua antibiotik dhe iu këshillua të kthehej në shtëpi.
Por, pas dy ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu që u detyrua sërish të shkoj në spital. Aty mjekët i thanë se mushkëritë i janë infektuar rëndë.
Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, derisa një anesteziologe u kujtua që t’ia bëjë testin e COVID-19. Asokohe, asnjë rast nuk ishte raportuar në Evropë.
E vënë në gjumë në Kodonia dhe më pas e dërguan në spitalin e Pavijis, ku ishte zgjuar nga koma pas 20 ditëve.
“Kam qenë në komë dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin”, e ka përshkruar momentin më kritik pacienti zero.