Më datë 14.05.2026, në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti për Krime të Dhunshme – Sektori për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup, kanë privuar nga liria personin E.I. (26) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „shantazh“ sipas nenit 259 të Kodit Penal.
Gjegjësisht, më datë 13.05.2026 në stacionin policor, një 61-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën nga data 09.05. deri më 13.05.2026, në një aplikacion celular në numrin e tij ka pranuar mesazhe nga një person i cili e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar t’i paguante 8.000 euro, e në të kundërtën do të publikonte fotografi komprometuese, materiale video dhe biseda të tij. Siç është denoncuar, ai është marrë vesh me personin që t’i jepte 4.000 euro dhe ka lënë takimin për vendin dhe kohën e dorëzimit të parave, pas së cilës ka raportuar në stacionin policor dhe i janë dhënë para të përpunuara në mënyrë krim-teknike.
Pasi personi i ka marrë paratë së bashku me zarfin, është vënë re nga zyrtarët policorë dhe është privuar nga liria, me çka është vërtetuar se bëhet fjalë për E.I. nga Shkupi. Gjatë arrestimit, ai ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime, dhe ka tentuar të arratiset, por është kapur dhe shoqëruar në stacion. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Maqedoni E shantazhoi 61-vjeçarin me video komprometuese dhe i kërkuar 8 mijë euro,...





