Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove ka bere te ditur per arrestimin e 45-vjecarit nga po ky qytet, per shkak se sic thuhet ne buletinin e policise per media, “e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij”, transmeton portali informativ “Kumanova Sot”.
Sipas Policisë kumanovare (SPB), gjate ketij akti, kumanovari vajzës i është kërcënuar me mjet të mprehtë.
Ngjarja e ketille ka ndodhur “me datë 15 mars ne ora 20.20”, kur policia pas denoncimit ka ndërhyrë dhe e ka “arrestuar personin me iniciale B.V. (45) nga Kumanova.
Denoncimin ne SPB Kumanovë e ka bërë vajza e tij viktimë e moshës 18-vjeçe.
Portali: Kumanova Sot





