E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vdekur në Prishtinë

Një zyrtar policor në Prishtinë ka vdekur sot në Prishtinë, ku dyshohej se ishte aksident.

Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

Ai tha se rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, kanë marrë informacionin se ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë.

Trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv

Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit./Klankosova.tv