E pranon analisti maqedonas: Shqiptarët janë 47 për qind, por ne i komandojmë, i kemi shërbëtorë! (Foto)

Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 për qind e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë absolute!
Ky informacion i rëndësishëm vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.
“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 për qind nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë, thotë Nijazi Muhamedi.
Edhe analisti maqedonas Zllatko Sllaven Petkovski në një deklaratë për mediumet serbe, e ka pranuar që shqiptarët janë mbi 40 për qind në Maqedoninë e Veriut, por thekson se ata shërbejnë vetëm si shërbëtorë të maqedonasve.
“Është e saktë se shqiptarët janë 47 për qind, por prapë se prapë ne i komandojmë. Ne e kontrollojmë parlamentin, Qeverinë, policinë, ushtrinë. Ne e udhëheqim shtetin, ne e kontrollojmë buxhetin, ne i shfrytëzojmë investimet. Shqiptarët janë vetëm shërbëtorët tanë”, ka komentuar Petkovski për mediumet në Serbi, të cilat me shqetësim e kanë pranuar informacionin se shqiptarët përbëjnë 47 përqindëshin e popullatës në Maqedoninë e Veriut.