E përfshiu në këngën e re, modelja ruse i drejtohet Don Xhonit: Faleminderit që nuk më harron

Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët “Hala”.

E në një pjesë të tekstit Don Xhoni i thotë dy fjalë për ish të dashurën e saj, modelen ruse, Ariana Lirey, shkruan lajmi.net.

“E bukur o si ruse”, shprehet Don Xhoni mes rreshtash.

Për fansat kjo u cilësua si një dedikim për ish-partneren e tij, e cila është nga Rusia.

Ariana kësaj radhe është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja drejtuar zeshkanjës.

Ajo nuk ka hezituar t’i përgjigjet kësaj pyetje.

“Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/