E papritur, Barcelona nis kontaktet me Oscarin

30-vjeçari është pjesë e Shanghai që kur u largua nga “Stamford Bridge” në vitin 2017, duke fituar Superligën Kineze një vit pasi u largua nga Premierliga, transmeton lajmi.net.

Oscar nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Brazili që prej kalimit në Kinë, pra nuk ka luajtur në nivelet e larta që pesë vite, por Barcelona dëshiron t’i jap shansin sërish.

Sipas “TNT Sports”, Barcelona ka kontaktuar Oscar këtë muaj, edhe pse shihet si marrëveshje e komplikuar ngase ka kontratë me Shanghai deri në vitin 2024, ndërsa është më i paguari në skuadër.

Oscar raportohet se fitonte 400 mijë euro në javë deri në vitin 2019, por kontrata e fundit e nënshkruar raportohet të jetë 560 mijë euro për javë.

Situata financiare e Barcelonës raportohet të mos jetë e mirë, por ende ka vend për nënshkrime të rreja.

Katalunasit as nuk i afrohen mundësive për t’i dhënë këtë pagë brazilianit, andaj do detyrohet të pranojë zbritje page nëse dëshiron të luajë në La Liga.

Përpos kësaj, Barcelona do e këtë të vështirë edhe të ofrojë para nëse Shanghai nuk e lejon Oscarin të largohet falas, pasi ka edhe dy vite të mbetura në kontratë.