E paparë: Doktorët në Kanada me protesta kërkojnë rroga më të ulëta!

Doktorët kanadez protestojnë për pagën e lartë që marrin, për të cilën besojnë se nuk ju takon. Më shumë se 700 doktor në Kuebek nënshkruan peticion duke protestuar rritjen pagesore, dhe kërkojnë që të anulohet një shumë e tillë.

Mjekësia e Kuebekut

Peticioni onlin në internet i krijuar në fund të shkurtit argumenton se rritja e pagave nuk është në përputhje me besimet e mjekëve. Ata janë kundër ngritjes së pagave pasi infermierët, nëpunësit dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor po përballen me kushte të vështira pune.

Ndërkaq, në peticionin online i nënshkruar nga mjekët thuhet: “”Ne, mjekët e Kuebekut, kërkojmë që rritja e pagave të dhëna për mjekët të anulohet dhe që resurset e sistemit të shpërndahen më mirë për të mirën e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të ofrojnë shërbime shëndetësore të denja për njerëzit në Kuebek“.