Pritej të ishte një lëndim afatgjatë, por Lakers kanë fatin e mirë dhe Anthony Davis mund të rikthehet shumë më shpejtë sesa mendohej.
Raportimet e fundit nga ShBA bëjnë të ditur se AD ka stërvitur në parket, por vetëm individualisht.
Basketbollisti nuk i është bashkuar grupit për stërvitje, por megjithatë kjo shënon një progres të madh në rikuperimin e tij.
Kësisoj, Davis thuhet se mund të kthehet në përbërjen e Lakers aq herët sa fundi i janarit.
Ky do të ishte një rikthim i madh, pasi ekzistonte një frikë se sezoni kishte përfunduar për basketbollistin.