Transferimi i Karim Benzemas te Al Ittihad në Arabinë Saudite ishte një nga kalimet më të mëdha në afatin kalimtar të kësaj vere.
Fituesi i Topit të Artë u largua pas shumë vitesh nga Real Madridi për t’iu bashkuar klubit arab për një pagë marramendëse.
Megjithatë, Benzema tani raportohet se ka hasur në probleme me trajnerin e skuadrës, Nuno Espirito Santo.
Sipas asaj që raportohet gazeta arabe “aaësat_spt”, trajneri Nuno ka informuar drejtuesit e klubit se Benzema nuk po i përshtatet në stilin e tij taktik.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri madje nuk dëshiroi fare transferimin e Benzemas në skuadër.
Ishte trajneri portugez i cili jo shumë kohë më parë refuzoi t’i jepte Benzemas shiritin e kapitenit.
Benzema kishte nënshkruar kontratë me Al Ittihad deri në vitin 2026 dhe do të fitojë 200 milionë euro në vit.




