E pabesueshme, dhëndri shqiptar hap dasmën duke i kënduar nuses me muzikë serbe

Një postim në faqen e Instagramit “lufta e nuseve oficial” na tërhoqi vëmendjen. Jemi në një dasëm në Pogradec dhe është momenti i hapjes së evenimentit. Dhëndri shfaqet duke i kënduar nuses me një përkushtim dhe dashuri për t’u admiruar. Vargjet janë vërtet të ndjera dhe gjithçka duket mjaft romantike…

Këtë dasëm do të mund ta ndiqni sonte në Televizionin Klan duke filluar nga ora 20.00 dhe T7 duke filluar nga ora 20.15.

Por një gjë na bëri shumë përshtypje. Dhëndri i këndon me një muzikë të njohur serbe. Është pikërisht kënga e këngëtarit serb Jelko Joksimoviç “Lane Moje”. Një këngë e njohur pasi ka përfaqësuar Serbinë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004.

Problemi shtrohet a është normale një zgjedhje e tillë? A nuk mundet të gjendet një muzikë tjetër, shqiptare apo edhe e huaj, për një moment kaq të rëndësishëm?

A e mendoni dot një rast kur një dasëm serbe të hapet me muzikë shqiptare? Pse ky kompleks inferioriteti?