Një person nga Tetova është privuar nga liria për sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas informatave që raporton Tetovasot, më 11.01.2026 rreth orës 13:00, në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor e kanë arrestuar Sh.M. (52), i cili gjatë kryerjes së detyrës zyrtare i ka fyer dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Maqedoni E ofendoi policin, u soll në mënyrë agresive, arrestohet tetovari nga policia






