E ngacmonte 21-vjeçaren, policia e arreston tetovarin 26 vjeç

MPB njofton se më 14.01.2026 në ora 13:30 në rr.”Luboten” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.SH.(26) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur dhe shqetësuar një vajzë 21-vjeçare nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj F.SH. do të vijojë parashtresa përkatëse.