E mitura nga Velesi sulmohet nga bashkëmoshatarja e saj

Në rrjetet sociale është shfaqur një video shqetësuese në të cilën shihet se si një vajzë e mitur nga Velesi është viktimë e “bullingut”. Supozohet se vajza është e moshës 12-vjeçe. Derisa vajza përmes telefonit thërret për ndihmë nënën e saj, bashkëmoshatarja e saj e grushton derisa paraqiten kalimtarët e rritur për të ndërhyrë dhe arrijnë ta shpëtojnë. Bashkëmoshatarët tjerë që ndjekin ngjarjen nga afër, në vend që ta ndihmojnë, filmojë me telefon dhe qeshin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka njoftim zyrtar për rastin në fjalë.