E mbajti të fshehur për muaj të tërë, Rihanna e zbulon padashtas gjininë e foshnjes

Rihanna është në tremujorin e fundit të shtatzënisë së saj të parë.

Këngëtarja amerikane me prejardhje nga Barbadosi, është në pritje të një fëmije, me të dashurin e saj, reperin Asap Rocky.

Ylli i muzikës R&B e ka bërë të ditur shtatzëninë, tek në fund të janarit, teksa ndodhej pothuajse në muajt e fundit para lindjes.

Lajmin se së shpejti do të bëhej nënë, këngëtarja dhe biznesmenja e suksesshme 34-vjeçare e ka bërë duke u shfaqur bashkë me Rockyn një ditë në rrugët e New Yorkut, teksa barkun tashmë të rritur e kishte të zbuluar.

Ndonëse nuk ka dashur të flasë për gjininë e foshnjës që po pret, Riri e ka bërë këtë padashje këtë javë, teksa është kapur nga paparacët duke bërë blerje të rrobave për bebe, në një dyqan në Los Anxhelos.

Në një moment, ajo shihet duke mbajtur në dorë një fustan ngjyrë të kuqe, të cilin siç duket nga veprimi e saj, e kishte ndarë për ta blerë. Kjo ka bërë të kuptohet se ajo është në pritje të një vajze.