E kryer, Joao Cancelo lojtar i Barcelonës

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo është lojtari më i ri i Barcelonës.
Këtë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Sipas italianit Man City dhe Barcelona kanë rënë dakord për të huazuar portugezin në ‘Camp Nou’.

Ka mbetur vetëm finalizimi i marrëveshjes.

Kontrata ka të bëjë me huazimin e portugezit te ‘Blaugrana’ me mundësi blerjeje.

Kujtojmë që Cancelo së fundmi ishte në huazim te gjiganti gjerman, Bayerni.