E konfirmuar: Nuk do të lejohet shitja e alkoolit afër stadiumeve në Katar

Është ndaluar shitja e pirjeve alkoolike afër stadiumeve gjatë Kampionatit Botëror në Katar.
Të paktën kështu raporton Sky News që thotë se nuk do të shitje të pijeve të tilla në një perimetër të afërt me godinat e stadiumeve.

Përkundër që kontrolli për shitjen e alkoolit është strikt, nuk bëhet fjalë për ndalesë totale të tij.

Të apasionuarit e birrës dhe pijeve të tjera i kanë disa vende të veçanta, që gjenden shumë larg rrugëve, ku mund të bëjnë qejf.

Ky lehtësim nga Federata e Katarit bëhet pasi sponzori i FIFAs, Budweiser, e ka për synim shitjen e produktit të tij.