E konfirmon Tuchel: Rudiger më njoftoi se dëshiron të largohet

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea.

Trajneri i ‘Bluve’, Tuchel ka folur pas ndeshjes ndaj West Ham, ku edhe është pyetur për Rudiger.

Mbrojtësi gjerman duket se i ka bërë të qartë trajnerit përmes një bisede private se cilat janë planet e tij.

“Situata është se ai dëshiron të largohet nga klubi”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Ai më informoi për këtë përmes një bisede private”, shtoi trajneri gjerman.

Rudiger me shumë gjasë do të largohet nga Premier League. Real Madrid është në mesin e skuadrave të interesuara.

Edhe Juventus ka treguar interesim për shërbimet e mbrojtësit gjerman.