E konfirmon Gremer: Shumë shpejt largohem nga Torino

Gleison Gremer e ka konfirmuar se është duke e menduar seriozisht largimin nga Torino.

Objektivi i Interit në këtë merkato u shpreh se është duke i shqyrtuar disa oferta që po vijnë në drejtim të tij.

“Është vetëm çështje kohe largimi im nga Torino. Janë duke ardhur disa oferta në drejtim timin dhe po i shqyrtoj. Të shohim se çka do të ndodhë”, tha ai për ESPN.

Vetë lojtari thuhet se ka marrëveshje personale me Interin që prej muajit janar, mirëpo ka mbetur që klubet të diskutojnë në mes vete për ta caktuar shifrën përfundimtare të këtij transferimi.

Bremer është 25-vjeçar dhe luan si qendërmbrojës te Torino.

Vlera e tij në treg aktualisht është 35 milionë euro.