Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Eden Hazard do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi do ta ketë ndaj Mallorcas.
Trajneri italian këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës, transmeton lajmi.net.
Belgu performoi mirë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Celtic 0-3 në mesjavë, teksa arriti të futej në listën e realizuesve.
Gjendja e tij fizike dhe lëndimet e shpeshta e penalizuan jo pak që prej ardhjes së tij në “Bernabeu” nga Chelsea.
Statusin e titullarit, që do ta gëzojë në ndeshjen ndaj Mallorcas, Hazard nuk e pati që prej janarit.




