E kërcënoi dhe i kërkonte para, arrestohet nga policia shkupjani

Gjatë ditës së djeshme, në një lokal në Shkup, është arrestuar një 57-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar për zhvatje, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se ai u arrestua pasi më parë kishte pranuar 200 euro të përpunuara nga Policia.

“Më 21.01.2026, në orën 20:00, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policie nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm pranë SPB-Shkup arrestoi T.S. (57) nga fshati Idrizovë, Shkup. Sipas kallëzimit, më parë ai kishte kërcënuar një burrë 26-vjeçar nga Shkupi, ish-partner i vajzës së tij, duke kërkuar që t’i kthente një shumë parash që, sipas tij, ia kishte dhënë për qira, riparime të makinës dhe shpenzime të tjera, gjatë kohës që të tre jetonin së bashku në një apartament të marrë me qira në lagjen Karposh”, thuhet në njoftimin e Policisë.