E fejuan pa dëshirën e saj dhe e rrahën – lihen në burg babai, vëllai dhe partneri i 29-vjeçares në Vlorë

Tre personat që e rrahën 29-vjeçaren në Vlorë janë lënë në burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë vendosi për të atin e vajzës, 60-vjeçarin A.B, vëllanë e saj 26-vjeçar, E.B dhe partnerin, A.J.

Prokuroria kërkoi për autorët arrest shtëpie, por nisur nga fakti që te tre jetonin në një shtëpi, gjykata vendosi t’i lërë në qeli.

Dy avokatët e çështjes, Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj u shprehën se vajza që prej moshës 2-vjeçare vuan nga epilepsia dhe kërkuan të bëhen hetime për ngjarjen.

“Vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një fëmijë 5 vjeç. Prej kohësh, kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur probleme. Kjo nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetime përkatëse dhe kjo është mungese profesionalizmi”, u shprehën avokatët. /Tch