“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes interesimit të Real Madridit

Mbrojtësi i Liverpool foli për angazhimin e tij ndaj klubit, duke thënë vetëm fjalë dashurie.

“Unë e dua klubin, klubi më do mua. Unë i dua tifozët, tifozët më duan mua”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

Van Dijk gjithashtu ndau besimin e tij se ai mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera.

“Për mendimin tim, mund të luaj edhe për tre, katër vjet të paktën në nivelin më të lartë”, tha ai.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me Reds vlen deri në korrik 2025, por ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në të ardhmen e afërt

“Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, u përgjigj holandezit pyet për të ardhmen.