E dhimbshme: Vajza shtatë vjeçare shet limonadë, grumbullon para për operacionin në kokë (Video)

Rrëfimi për vajzën shtatë vjeçare që shet limonadë për të grumbulluar para për operimin në kokë, është përhapur me shpejtësinë e dritës në internet dhe në rrjetet sociale.
Liza Scott është 7 vjeçare nga shteti Alabama në SHBA. Në muajin janar, mjekët ka zbuluar që ajo vuan nga çrregullimi i shumëfishtë cerebral.
“Ishte tepër e dhimbshme”, ka thënë nëna e saj, Elizabeth Scott.
“Ajo është super speciale. Ajo gjithmonë është energjike dhe argëtuese, vajzë e vogël kreative, kështu që kjo ishte një ndryshim i madh”, shton nëna e saj.
Liza do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjike javën e ardhshme, por me siguri do të nevojiten më shumë ndërhyrje që mund të kushtojnë qindra mijëra dollarë.
Liza e vogël është paraqitur në ballinat e mediumeve botërore, pasi ka hapur një stand në dyqanin familjar ku shet limonadë për 25 centë, me shpresë se do të grumbullojë ca para për të mbuluar harxhimet e operacionit.
Kjo ka shokuar amerikanët, që kanë vërshuar me reagime rrjetet sociale, transmeton gazeta Lajm.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të shesë limonadë për të paguar operacionin. Neve na nevojitet sistem shëndetësor që kujdeset për të gjithë”, ka komentuar Brianna Westbrook, nga ekipi që organizon fushatën e senatorit Bernie Sanders në Arizona.

Kjo storje e dhimbshme ka prekur zemrat e mijëra amerikanëve, që janë mobilizuar për të ndihmuar Lizën e vogël. Kështu që deri të dielën në mëngjes, familja e saj ka grumbulluar rreth 236 mijë dollarë për operimin e vogëlushes.