E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me sulmuesin. Reklama Francezi është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, por marrëdhënia e tij me Jordaninë ka mbetur larg syrit të publikut. Benzema dhe Jordan nuk u panë publikisht së bashku deri në ceremoninë e Topit të Artë të vitit të kaluar, ku ish- lojtari i Real Madridit mori çmimin prestigjioz. Foto: Instagram Me 35-vjeçarin që u largua nga Bernabeu për në Al-Ittihad në fillim të këtij muaji, Jordan tani ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Yo Dona, shkruan The Sun. Duke biseduar se si u bashkuan, modelja pranoi se as nuk e dinte se ai ishte një yll i madh i futbollit. Reklama “Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja. Foto: Instagram “Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit. Të gjitha lajmet nga Karim Benzema Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Karim Benzema Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam. “Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna. Foto: Instagram “Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo. Reklama Ndërkohë, në fillim të qershorit, sulmuesi francez, Karim Benzema, iu bashkua klubit saudit, Al-Ittihad, për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës. /Telegrafi/

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli mbetet në qendër të vëmendjes me secilin veprim që bën.

Këngëtari nga Shkodra përveç fitores në formatin e BBVA, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Luizi aktualisht po bën xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live.

Ejlli ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemësh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar.

“Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar Luizi.

 

Ndryshe, Luizi po shijon romancën me moderatoren Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatës qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me një ceremoni martesore gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/