Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, për faktin se e ardhmja e tij nuk dihej nëse do të mbetej në Real Madrid apo do të largohej.
Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blancos dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij.
Megjithatë Kroos ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe ai ka vendosur t’i mbetet besnik Real Madridit së paku edhe për një vit tjetër.