Dyvjeçarja dëmtoi krahun gjatë kohës që ishte në çerdhe në Trianë, policia sekuestron pamjet

Një vajzë dyvjeçare ka dëmtuar krahun gjatë kohës që ishte në një çerdhe në Tiranë, e më pas është dërguar në spital.

Në lidhje me këtë rast policia ka sekuestruar pamjet filmike, për të kuptuar shkakun e vërtetë të dëmtimit të vogëlushes, raporton Tch.

Një ditë më parë e mitura është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo shkon në një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani” në kryeqytet.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetimin e plotë të ngjarjes.